Lajme

Soreca kërkon dyfishimin e përpjekjeve të Shqipërisë për integrimin

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka nxitur institucionet të dyfishojnë përpjekjet për procesin e integrimit europian.

Duke folur në ceremoninë e hapjes së Shkollës së Integrimit Europian 2021, Soreca tha se udhërrëfyes duhet të jetë raporti i fundit i progresit nga Komisioni Europian.

“Integrimi i në BE është shumë më shumë se një proces teknik. E rëndësishme në Shqipëri është se shumica dërrmuesëe, më shumë se 80% e popullsisë mbeten mbështetës shumë të fortë të integrimit të Shqipërisë në BE dhe ky është një avantazh shumë i madh.Rekomandimet që jepen në raportin e KE identifikojnë fushat për të cilat duhet të ketë më shumë punë, si historiku për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, liria e medias dhe të drejtat e pakicave janë një udhërrëfyes jo vetëm  për qeverinë  por dhe gjithë institucionet që të fokusohen gjatë javëve në vijim.Shqipëria duhet të dyfishojë përpjekjet e saj, të ketë atë shndërrim socio-ekonomik që i duhet vendit dhe të bëhen bashkë të gjithë aktorët nga pjesët e ndryshme të politikës në Shqipëri dhe gjithë segmentet e shoqërisë dhe kjo është vlera e shtuar që sjell Këshilli Kombëtar”, tha Soreca.

Lexo më shumë  Moti i keq - nisin avaritë dhe problemet me energjinë elektrike në Maqedoninë e Veriut

Soreca nënvizoi edhe mbështetjen ekonomike ndër vite që ka dhënë BE për transformimin e vendit tonë.

“Procesi i integrimit po ndodh çdo ditë këtu në Shqipëri. BE mesatarisht i jep Shqipërisë çdo vit 100 mln euro duke kontribuar për këtë transformim  të gjithë sektorëve të shoqërisë. Ky investim që gjatë 15 viteve të fundit ka arritur shifrën 1.5 miliard euro në grante, donacione, para të dhëna, ka ndërtuar infrastrukturën madhore të Shqipërisë”, u shpreh ambasadori.

Lexo më shumë  Sveçla uron Krishtlindjet nga veriu, viziton këndin e shtëpizave dhe disa biznese

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *