BallinaLajme

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti për ditën e enjte

Ashtu si të mërkurën, edhe për ditën e nesërme parashikohet që vendi ynë të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.

Moti do të jetë kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë intervalet me diell me këto të fundit më tepër prezente përgjatë zonës së jugut. Në orët e mëngjesit përgjatë luginave dhe zonat malore do të ketë prezencë të mjegullës së dendur e mjegullinës duke bërë që shikimi të ulët ndjeshëm në këto zona.

Lexo më shumë  AKU në Tiranë bllokon 738 kg mish pule dhe djathë të rrezikshme për konsum

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje e lehtë dhe shpejtësi mesatare 1-4m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 ballë.

Rruga Press

YouTube player