Lajme

Tatimet: Kujdes! Çertifikata elektronike ka afat vetëm një vit, duhet të riaplikoni

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka kujtuar tatimpaguesve që rë riaplikojnë për certifikatë elektronike, nëse e kanë marrë atë një vit më parë.

Në një njoftim zyrtar, Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve risjell nё vëmendjen e tatimpaguesve, tё cilёt prej 1 Janarit 2021 kanё nisur tё lёshojnё faturё në formë elektronike nё kuadёr tё procesit tё Fiskalizimit, se duhet tё marrin masat pёr tё nisur procedurat e riaplikimit pёr certifikatёn elektronike.

Lexo më shumë  Fillon periudha e votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për votim me postë

Në bazë të Ligjit 87/2019 “Për Faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, vetёm tatimpaguesve tё cilёve po ju afron afati i skadimit tё kёtij skedari digjital, duhet tё riaplikojnё për t’u pajisur sёrish me Çertifikatën Elektronike.

Administrata Tatimore kujton se ky dokument ka njё vlefshmёri 1 vjeçare, me njё kosto prej 4000 Lekёsh dhe është një nga elementët e domosdoshëm pёr Fiskalizimin. Ajo është e lidhur në mënyrë unike me biznesin si entitet.

Lexo më shumë  Kurti takohet me zyrtarin amerikan, Richard Verma – bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve

Tatimet sqarojnë se mёnyra e riaplikimit ёshtё e njёjtё me atё qё keni vepruar edhe herёn e parё.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *