Lajme

Papunësia mbetet plaga e rinisë, emigrimi i trurit shqetëson edhe rajonin

Papunësia, emigrimi dhe mundësitë e pakta janë problemet kryesore me të cilat përballen çdo ditë të rinjtë në Shqipëri. Rreth 51% e tyre në të gjithë rajonin kërkojnë të punësohen jashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Demokracitë nisin dhe nxiten nga të rinjtë, por në optikën e një studenti, Shqipëria ende gjendet mes problemeve të shumta.

Në ditën kombëtare të rinisë, listimi i hendeqeve nis nga papunësia e cila më pas ndikon edhe tek emigrimi i tyre.

“Sfida që përballen sot të rinjtë një nga më kryesoret është papunësia që sjell dhe një pasojë më të madhe, emigracionin. Kemi mungesë të integritetit në institucionet e vendit dhe një mungesë të një demokracie të mirëfilltë. Këto besoj janë pasojat kryesore dhe problematikat kryesore që hasin të rinjtë.”

Në kuadër të kësaj dite në ministerialin rajonal për rininë u diskutuan problematikat në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Sekretari i RYCO Albert Hani u ndal tek emigrimi i të rinjve duke thënë se ky është një problem rajonal.

“Mbi 52% e rinisë kanë dëshirë të lëvizin nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, ky është një numër alarmues, por edhe një sfidë e re për aktorët që kanë marrë përsipër ta transformojnë rrugën e të rinjve,” tha ai.

Por a është Ballkani i Hapur një mundësi e mirë për t’iu ofruar më shumë të rinjve?

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

“Të gjitha iniciativat që bashkojnë ëndrrat e të rinjve duhet të përkrahen,” shtoi Hani.

Krahas të gjithë këtyre shqetësimeve dhe pamundësive për këtë grupmoshë do të jetë kryeqytet i të rinjve./ora/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *