Lajme

Austri/ Fëmijët e shkollës shqipe qëndisin flamurin dhe ja dhurojnë ambasadorit

Me rastin e Ditës së Flamurit, 109 vjetorit të shpalljes së pavarësisë,  nxënësit e mësimit të gjuhës shqipe në Austri, i kanë dhuruar Ambasadorit shqiptar në Vjenë flamurin e punuar artistikisht nga duart e tyre.

Flamuri u përgatit nga fëmijët në kuadrin e festimeve me rastin e 109 vjetorit të shpalljes së Shqipërisë shtet i lirë sovran dhe i pavarur, si simbol i bashkimit të shqiptarëve kudo që janë, Flamuri Shqiptar i punuar me dashuri nga duart e nxënësve që mësojnë gjuhën shqipe në Vjenë, i’u dhurua Ambasadorit Roland Bimo në Ambasadën shqiptare në Austri, nga nxënësit Fatlind Ademi, Ejona Rugova dhe Anisa Shala. Ata përfaqësuan edhe nxënësit e tjerë, të cilët kishin kontribuar në punimin artistik të Flamurit dhe shoqëroheshin nga mësuese Miradije Berisha, Kryetare e Shoqatës së Mësuesve shqiptarë “Naim Frashëri” në Austri, si dhe Z. Osman Ademi, mësues e veprimtar i Diasporës shqiptare në Austri.

Lexo më shumë  Krasniqi, pas komenteve të BE-së: Diskutimi nuk do të duhej të bëhej pse janë mbyllur strukturat paralele, por si kanë qenë të hapura deri sot

“Nxënësit Fatlind Ademi, Anisa Shala dhe Ejona Rugova uruan Ambasadorin për festën e pavarësisë, i transmetuan gjithë bashkëmoshatarëve  të tyre në Shqipëri përshëndetje të përzemërta me rastin e festës së 28 Nëntorit, si dhe falenderojnë për mbështetjen që i jepet mësimit të gjuhës shqipe nga Ambasada  Vjenë. Për shkak të masave kundër pandemisë Covid -19, ceremonia ishte detyrimisht e kufizuar” shkruhet në njoftim.

Nga ana e tij, Ambasadori Roland Bimo duke shprehur vlerësimin më të lartë për punën me përkushtim dhe pasion të mësuesve, angazhimin dhe predispozicionin e prindërve, si dhe vullnetin e nxënësve, në emër të amabasadës, i dorëzoi Kryetares së shoqatës Zj.  Miradije Berisha, certifkatën e Mirënjohjes.

Ambasada Vjenë nderon Shoqatën e Mësuesve të gjuhës shqipe “Naim Frashëri’’ në Austri, për kontributin e saj të dukshëm në edukimin patriotik të brezit të ri, transmetimit përmes gjuhës, të vlerave më të mira qytetare e morale, si dhe për bashkëpunim të frytshëm me Ambasadën në Vjenë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *