Lajme

Osmani u takua me ambasadorin britanik, diskutuan edhe për dialogun Kosovë – Serbi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

Osmani ka mirëpritur emërimin e Sir Stuart Peach si të dërguar të posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor. Gjatë takimit është diskutuar edhe për dialogun Kosovë – Serbi.

“Presidentja Osmani këmbeu vështrime me ambasadorin Abbott lidhur me ecurinë e dialogut dhe rolin pozitiv që mund të luaj Britania e Madhe në këtë drejtim. Presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë për të intensifikuar raportet e Kosovës me Britaninë e Madhe gjatë vitit vijues në fushën e shkëmbimeve tregtare dhe bashkëpunimit në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes. Ambasadori Abbott i ka prezantuar Presidentes Osmani nismën globale të Britanisë së Madhe kundër dhunës seksuale si mjet lufte. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka shprehur mbështetjen e Republikës së Kosovës për të qenë pjesë e kësaj nisme duke u bërë pjesë e Deklaratës së përbashkët kundër dhunës seksuale në konflikt dhe konferencës së shteteve mbështetëse që parashihet të mbahet gjatë vitit 2022”, thuhet nga Presidenca./koha/

Lexo më shumë  Vuçiq në panik- SHBA vendos sanksione totale ndaj kompanisë së naftës me pronësi ruse NIS që operonte edhe në Kosovë të cilën e mbylli qeveria Kurti

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *