Mbështetja për bujqësinë, fermerët çojnë në Kuvend një projektligj për më shumë financime
Pas protestave, fermerët provojnë edhe një rrugë tjetër për më shumë mbështetje për punën e tyre të përditshme.
Ndryshime ligjore në vend të protestave me pankarta, megafon apo bllokime rrugësh. Projektligji i futur në procedurë parlamentare nga kreu i Partisë Agraro Ambientaliste, Agron Duka, nisi të diskutohet në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.
Nevojën për më shumë mbështetje ndaj bujqësisë dhe faktin se buxheti nuk premton shumë e njohin edhe socialistët në mazhorancë e demokratët në opozitë.
Ndërsa fermerët u përfaqësuan nga kreu i sindikatës së tyre, Eduart Sharka.
Në parim projektligji u miratua, por për shqyrtimin e çdo neni dhe votën finale do të pritet edhe fjala e qeverisë, ekspertëve dhe të tjerëve përfaqësues nga grupet e interesit.
RrugaPress