Lajme

Reshjet e borës në zonat malore në Korçë, trashësia deri në 60 cm

Reshjet e borës në disa zona të qarkut të Korçës kanë vijuar përgjatë gjithë natës. Reshjet janë regjistruar në zona të larta malore mbi 1000 m ndërsa trashësia varion nga 10 deri në 60 cm në zonën e Mashkullores.

Në segmentin rrugor të Dardhës nga km 8 deri në km e 12  trashësia ka shkuar deri në 12 cm ndërsa sa i përket zonave të tjera si Voskopojë apo Qafa e Qarrit janë regjistruar reshje të pakta dëbore të zëvendësuara herë pas here edhe me reshje shiu.

Lexo më shumë  Gjenerallejtënant Jashari në Kroaci, kërkon që Kosova të pranohet me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut

Ka pasur prurje të përrenjve nga mali i Gramozit në bashkinë Kolonjë, për të cilat po punohet për evitimin e problemeve të ndryshme.

Ka pasur ndërprerje të shkurtra të energjisë elektrike në zonën e Gorës, bashkia Pogradec, si dhe në fshatrat Vithkuq dhe Panarit, bashkia Korçë. Grupet e punës janë në terren për riparimin e defekteve. Të gjitha institucionet janë në monitorim të situatës.

Lexo më shumë  Bllokimi i llogarive të protestës në Shqipëri/ BE nis hetimet: Është censurë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *