Lajme

Testimi/ Mbi 30 policë dalin përdorues droge: E kemi nga ilaçet që marrim

Kanë dalë rezultatet e para të testimit anti-drogë të forcave të policisë.

Mediat raportojnë se janë rreth 30 policë që kanë rezultuar përdorues droge në komisariatet e Tiranës, Vlorës, Sarandës, Elbasanit dhe Shkodrës.

Vetëm në Vlorë mësohet se kanë dalë pozitivë rreth 15 policë. Testi është kundërshtuar nga policët të cilët kanë thënë se ai është i pasaktë.

Lexo më shumë  Kurti: Forca Kosovë! Përfaqësuesja na bëri krenarë pavarësisht humbjes në Stadiumin Fadil Vokrri

Ata u kanë thënë shefave të tyre se mund të kenë rezultuar pozitivë për shkak të përdorimit të ilaçeve për sëmundje të ndryshme.

Në Shkodër kanë dalë përdorues droge rreth 11 efektivë, por çuditërisht janë të moshës mbi 60 vjeç ndaj është vendosur që të ripërsëritet testi.

Ndërsa në Elbasan ka rezultuar pozitive një police. Javën e ardhshme pritet që rezultatet të dalin edhe zyrtarisht.

Lexo më shumë  Shqiptari që drejton anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor në Kosovë, me ministrin Maqedonci flasin për avancimin e sistemit të mbrojtjes

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *