Seanca e Kuvendit të Kosovës nis me një minutë heshtje për senatorin amerikan Bob Dole
Me një minutë heshtje për vdekjen e senatorit Bob Dole ka filluar seanca e sotme parlamentare.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se vepra e tij dhe kontributi për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës mbeten të paharrueshme. Derisa të gjithë deputetët janë ngritur në këmbë në nderë të senatorit Dole, Lista Serbe ka qëndruar ulur.
Seantori Dole ishte i sëmurë me kancer, ndërkaq të dielën ka vdekur.
Rruga Press