Lajme

Mediat austriake: Ish-kancelari Sebastian Kurz tërhiqet tërësisht nga politika

Kreu i Partisë Popullore të Austrisë (OVP), ish-kancelari Sebastian Kurz, thuhet se do të tërhiqet nga politika.

Kurz, i cili së fundmi është bërë baba, ka bërë të ditur se do t’i drejtohet mediave në orën 11:30 me një mesazh personal, shkruajnë mediat austriake.

Nga qarqet partiake dëgjohet se Kurz ka vendosur të tërhiqet tërësisht nga politika.

Lexo më shumë  Die Presse rendit kritikat europiane ndaj modelit të Ramës: Shqipëria larg standardeve të BE

Ai pritet të zëvendësohet nga ministri i Brendshëm, Karl Nechamer si kreu i OVP.

Deri pak kohë më parë, spekulohej se Kurz mund të rikthehej në krye të politikës pas përfundimit të hetimeve ndaj tij.

Kurz udhëhoqi me sukses OVP-në drejt fitoreve zgjedhore me rezultate që partia nuk i mban mend. Vetëm në zgjedhjet e fundit të vitit 2019, OVP-ja nën drejtimin e Kurz fitoi 37 për qind të votave.

Lexo më shumë  Die Presse rendit kritikat europiane ndaj modelit të Ramës: Shqipëria larg standardeve të BE

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *