Lajme

Partia e Jabllanoviqit thotë se serbët e Kosovës po përgjohen dhe xhirohen ilegalisht

Partia Serbe e Kosovës, e drejtuar nga Aleksandar Jabllanoviq, pretendon se qytetarët serbë të Kosovës po përgjohen nga Partia Përparimtare Serbe e Aleksandar Vuçiqit dhe Lista Serbe e Goran Rakiqit.

“Njoftojmë qytetarët e Leposaviqit se nga data 27 nëntor 2021 janë në regjimin e përgjimit dhe regjistrimit të paligjshëm nga Partia Përparimtare Serbe (Lista Serbe). Kjo tentativë për filmim dhe vëzhgim të paautorizuar të qytetarëve dhe veturave në qendër të Leposaviqit nuk mund të mbetet pa reagimin e Partisë Serbe të Kosovës”, thuhet në reagimin e partisë.

Lexo më shumë  Shqipëria renditet e katërta në Evropë për shkallën e lartë të vdekshmërisë nga ndotja e ajrit, me 164 vdekje për 100,000 banorë

Ata paralajmërojnë se do t’i drejtohen aturoriteteve përkstëse, prokurorisë dhe Policisë së Kosovës ndaj video-instalimeve të tilla ilegale, si dhe ndaj individëve që kanë mundësuar instalimi.

“Edhe pse Lista Serbe është parti private, privatësia jonë si qytetar është mbi çdo interes partiak dhe mbi interesin e klanit kriminal të Milan Radoiçiqit, i cili vepron përmes Listës Serbe”, thuhet në reagimin e tyre.

Lexo më shumë  47 miliard lekë oligarkëve për 10 ditë. Qeveria Rama hap thesin zgjedhor

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *