Lajme

‘Përfitimi mujor shumë i ulët’, paraplegjikët e tetraplegjikët protestojnë para Kryeministrisë

Rigelsin këtë të mërkurë babai nuk e ka shoqëruar për në shkollë, por përballë kryeministrisë për të protestuar. Babai, i emocionuar për fëmijën 13 vjeçar tregon vështirësitë me të cilat haset.

“260 mijë lekë merr, ato për pampersa për ilaçe nuk i dalin, si mund t’ia dalë një familje me 5 anëtarë si jam unë”, shprehet ai.

Një para dhe tetraplegjik merr sot 26 653 lekë në muaj, ndërsa ndihmësi personal i tij 10 653 lekë në muaj. Kjo pagesë e pamjaftueshme është arsyeja se pse protestojnë. 

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Kosova një destinacion tërheqës dhe i favorshëm për investime

“Jemi bërë, si lypsa tek të afërmit. Kush do na shërbejë ne me 100 mijë lek në muaj. Është turp i Zotit”, shprehet një paraplegjik gjatë protestës.

“Jemi në kushtet e mbijetesës”, tha një tjetër protestues. “Shpresoj që zëri jonë mos të shkojë në veshin e shurdhët pasi kemi vite që i kemi këto barriera”, shprehet një grua.

Në të gjithë Shqipërinë ka rreth 6800 persona paraplegjik dhe tetraplegjik. Përpos vështirësive financiare, personat me aftësi ndryshe përballen çdo ditë me mungesën e infrastrukturës dhe barrierave për t’u përfshirë në shoqëri.

Lexo më shumë  Kurti premton maternitet në Leposaviq

“Paraplegjik” nënkupton çdo person që vuan nga paraliza e dy gjymtyrëve të poshtme si pasojë e dëmtimit të palcës kurrizore nga shkaqe të ndryshme ndërsa “Tetraplegjik” është çdo person, që vuan nga paraliza e katër gjymtyrëve./euronews/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *