Lajme

KE ‘shuplakë’ Kinës, paketë prej 300 miliard eurosh investime në BE e Ballkanin Perëndimor

Komisioni Evropian duket se po anashkalon planin e Kinës ‘Një Brez  një rrugë’ duke investuar 300 miliardë euro për zhvillimin e infrastrukturës, energjetikës dhe klimës. Nga paketa ‘Global Gateway’ edhe Ballkani Perëndimor do të përfitojë 30 miliardë euro dhe sipas tij vendet e Ballaknit do lidhen me hekurudha dhe autostrada.

Komisioni Evropian ka prezantuar nismën ‘Global Gateway’, ose ‘Porta Globale’ e cila synon përveç të tjerave, të lidhë vendet e Ballkanit me hekurudha dhe autostrada .

Eurokomisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi deklaroi se në 7 vitet e ardhshme 6 vendet e Ballkanit Perëndimor do të përfitojnë 30 miliardë grante dhe hua.

Lexo më shumë  Murati publikon të dhënat mbi mos rritjen e pensioneve, kur opozita ishte në pushtet

Varhelyi: ‘Global Gateway’ përcakton një paketë të konsiderueshme investimesh prej gati 30 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor, sa një e treta e Prodhimit të brendshëm Bruto të rajonit. Kryeqytetet e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të lidhen me njëri-tjetrin dhe me vendet e Bashkimit Evropian përmes autostradave moderne dhe hekurudhave, njerëzit, mallrat, shërbimet dhe energjia do të lëvizin shumë më shpejt dhe shumë më lirë.

Shqipëria shpesh ka humbur nga investime të tilla evropiane, pasi nuk ka paraqitur projekte.

Lexo më shumë  Kurti: Synojmë t’i afrojmë shtetet që nuk na njohin

Për presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen nisma ‘Global Gateway’ do të kushtojë 300 miliardë euro dhe do të shtrihet në vendet anëtare të BE-së, Ballkanit Perëndimor dhe deri në Azi, vendet Indo-paqësore dhe Afrikë.

Von der Leyen: ‘Global Gateway’ do të zhvillojë shoqëritë dhe ekonomitë përmes lidhjeve tregtare si dhe do të krijojë mundësi për sektorin privat në shtetet anëtare të BE-së. ‘Global Gateway’ është në përputhje me Agjendën 2030 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara./ora/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *