Lajme

Nagavci: Kosova ka respektuar abetaren e unifikuar, Shqipëria jo

Ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavc, ka thënë se Kosova ka respektuar dhe ka përdorur abetaren e përbashkët që është vendosur vite më parë mes dy shteteve.

Ajo sqaroi se marrëveshja për një abetare të unifikuar nuk është respektuar nga ana e Shqipërisë.

“Edhe vite më parë, është iniciuar, është pranuar dhe ka filluar të punohet me një abetare të përbashkët. Në Kosovë e kemi respektuar, e kemi pasur atë abetare në përdorim për një kohë të gjatë. Me aq sa jam në njohuri në Republikën e Shqipërisë nuk është përdorur e njëjta abetare në të gjitha shkollat apo gjatë gjithë kësaj kohe”, u shpreh ministrja, për Euronews Albania.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas
YouTube player

Nagavci ka komentuar edhe refuzimin e vizitës në Preshevë nga ana e autoriteteve serbe.

“Përgjigjja zyrtare nga ana e Serbisë na është dërguar pak minuta para nisjes së datës 27 nëntor. Përgjigja ishte e shkurtët. ‘Fatkeqësisht nuk mund t’u aprovohet leja për vizitë kësaj radhe, do ta shqyrtojmë në një rast tjetër kërkesën tuaj’, kështu na u tha”, tregoi ministrja.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Ajo tha më tej se kishin planifikuar të takoheshin me përfaqësues të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, por siguroi që bashkëpunimi nuk do të mungojë në të ardhmen.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *