BallinaLajme

Ambasada e Kosovës me sqarim: Nuk nevojiten teste PCR për qytetarët e Maqedonisë

Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, thotë se nuk janë të sakta informacionet që Kosova ka vendosur sërish PCR testet negative si kusht për hyrjen e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Në një deklaratë për gazetën Lajm, Dedaj thotë se është bë listë e re e vendeve, por në të nuk është përfshirë Maqedonia.

“Qytetarët e Maqedonisë së Veriut edhe më tej mund të shkojnë në Kosovë pa teste negative PCR. Sot është bë ndryshim i listës së vendeve për qytetarët e të cilave nevojitet test negativ dhe është krijuar shkurtimisht një keqkuptim se edhe Maqedonia e Veriut është e përfshirë në atë listë. Ky keqkuptim është sqaruar shpejtë”, deklaroi Dedaj.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Rruga Press

YouTube player