KryesoreOpinion/Aktualitet

Ekstremi i djathë evropian po organizon takimin e vet në Balkan, në Kosovë

Le Courrier des Balkans

Radio Slobodna Evropa | Mila GJurgjeviç et Predrag Urosheviç | e hënë 25 tetor 2021

A do takohen në Kosovë komitetet Zhanë të Jean-Marie Le Pen, neo-nazistët e Agimit të Artë dhe fashistët italianë të Forza Nuova? Të paktën ky është projekti i të djathës serbe, lëvizja ultra-radikale e Miša Vacić, mbështetur pas kulisave nga qeveria e Beogradit.

Aleanca për paqe dhe liri (APF), që mbledh grupe dhe militantë të ekstremit të djathtë të Evropës, parashikon të organizojë tubime në veri të Kosovës. Shefi i të djathtës serbe, Miša Vacić, shpjegoi se ky tubim që do të mbahet në mes të nëntorit, ka për qëllim t’i “japë mbështetje ndërkombëtare” serbëve të Kosovës.

“Duhet të tregojmë se nuk janë vetëm vëllezërit tanë rusë dhe grekë, por edhe njerëz nga tërë kombet evropianë që e konsiderojnë Kosovën pjesë të Serbisë.” Aleanca për paqe dhe liri (APF) grupon parti dhe lëvizje politike të ekstremit të djathtë në të gjithë Evropën dhe bashkëpunon edhe me grupin e jashtëligjshëm, Agimi i Artë.

Njëzetë e gjashtë shtatorin e kaluar, Aleanca organizoi një konferencë të titulluar “Kombet Evropiane” në Beogradë, gjatë së cilës pjesëmarrësit mohuan ekzistencën e pandemisë së Covid-19, dhe manifestuan kundërshtimin e tyre ndaj pavarësisë së Kosovës. Mikëpritësi i tubimit ishte Miša Vacić, shefi i lëvizjes “1389”, para se të themelohej e djathta serbe në 2017-n.

Ky subjekt promovon tradicionalizmin, patriotizmin, e një “shoqëri të shëndetshme”, integrimin euraziatik dhe militon për aleancë ushtarake me “forcat e Lindjes”. Gjatë tubimit u përmend mundësia e një takimi në veri të Kosovës.

“Nuk e dimë saktë se ku do të mbahet tubimi, sidomos për arsye sigurie. Nuk është e sigurtë nëse do të ketë formën e një samiti, si ai i mbajtur ne Beograd”, tha Vacic. Kur u pyet nëse mund të ketë probleme me autoritetet e Kosovës me hyrjen e tij në këtë vend, Miša Vacić nënvizoi: “Ky problem ka të  bëjë me mua, e kam të ndaluar hyrjen qëkurse isha këshilltar për Kosovo-dhe-Metohi në qeverinë e Serbisë. Por nuk e respektoj këtë kërkesë. Një delegacion i Forza Nuova, ka shkuar më së fundmi në Kosovë, pa problem, ngaqë Italia e njeh pavarësinë e Kosovës. Ndoshta do të ketë probleme me delegatët rusë, si dhe me ata që nuk e kanë njohur shtetin e rremë të Kosovës.”

Lexo më shumë  Kosova do të hapë fabrikën e prodhimit të municionit dhe dronëve. Kurti: Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

Është e rëndësishme për Beogradin dhe të djathtën serbe të lidhet me radikalë të tjerë të djathtë të Evropës perëndimore. Ky tubim mund të nxisë tensione shtesë në veri të Kosovës, tani që situata është elektrizuar, pranon Predrag Petrović, në Qendrën për politikë dhe siguri, ONG të Beogradit.

“E djathta serbe, dhe qeveria e Beogradit që e mbështet, duan që çështja e Kosovës, nuk është vetëm e rusëve dhe Kinës, që radhiten në linjë me pozicionin zyrtar të Beogradit, por bëhet fjalë për një çështje më të gjerë, jo vetëm në mbrojtjen e identitetit serb, por edhe të Evropës në tërësinë e saj”, shpjegon Predrag Petrović.

Sipas tij, Serbia prodhon ideologji të ekstremit të djathtë, por dhe kërkon të tërheqë militantë nga tërë Evropa për ta zgjeruar identitetin e saj, për të treguar se ajo nuk është “Rusia e vogël e Ballkanit”. “Ajo mbron portat e Evropës nga pushtimi i muslimanëve”, vijon Petrović. “Përgjigjja (e autoriteteve të Kosovës) të tregojë ndoshta se politika e Serbisë është anakronike, se ajo vijon atë të Slobodan Milosheviçit, atë të viteve 1990, gjë e cila ka dështuar tashmë”.

A do të jetë tubim ilegal? Për Nuredin Ibishin, ekspert i sigurisë dhe ish-deputet i Kosovës, ky tubim bën pjesë në politikën aktuale të Beogradit sa i takon Kosovës. Sipas tij, Aleanca për paqe dhe liri nuk është regjistruar, pra Autoriteti për partitë politike Evropiane dhe fondacionet politike evropiane, ndaj veprimi i saj në Kosovë do të jetë i paligjshëm. Madje paraqet rrezik potencial. “Mendoj se ky tubim nuk duhet të autorizohet. Për çështje ligjshmërie, për programin e saj si dhe për çfarë përfaqëson në Europë”, nënvizon Nuredin Ibishi.

Lexo më shumë  Qeveria iu ndan komunave 15 milionë euro për t’i mbuluar pagat në arsim

Miša Vacić shpjegon nga ana e tij për Radio Slobodna Evropa, se gjatë tri ditëve të samitit në Beograd, u vendos se “Kosova është pjesë e Serbisë, dhe se asnjë gjenocid nuk është kryer në Srebrenicë”. Organizatat e pranishme, nga shtatë vende (Greqi, Spanjë, Itali, Francë, Gjermani, Rusi, Rumani dhe Serbi), pohuan edhe se migracioni ishte rrezik për Evropën, se pasi samiti dhe masat e marra prej qeverive të BE-s duhet të hidhen poshtë.

“Nuk janë vetëm serbët kundër pushtetit të rremë të Kosovës, është e tërë Evropa nacionaliste që i kundërvihet Kosovës”, shpjegoi Roberto Fiore i organizatës së ekstremit të djathtë italian Forza Nuova, e cila është deklaruar shumë herë si neofashiste. “Ajo që ndodhi dje në Kosovë do të ndodhë edhe në Francë: shteti i përdor migrantët për të thyer dhe shkatërruar kombet historikë”, tha nga ana e tij Yvan Benedetti, zëdhënës i Partisë Nacionaliste Franceze dhe i dënuar tashmë për negacionizëm. Ai i ftoi pjesëmarrësit “të ngriheshin e të deklaronin se Kosova është Serbi”.

Mes të ftuarve shihej Branislav Puhalo, ish-anëtar i ushtrisë serbe dhe për kohë të gjatë shef i sigurisë së Ratko Mladiçit, i dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Hagës, për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit në Bosnje-Herxegovinë. Të ftuarit ranë dakort se do të kërkonin tërheqjen e trupave të shteteve të tyre nga Kosova. Ata vlerësuan në fund “se këto shtet nuk kanë ç’bëjnë në NATO dhe se nuk duan të jenë pushtues. Ata mendojnë se forcat e sigurisë serbe duhet të sigurojnë mbrojtjen e popullit serb”, tha në mbyllje Misha Vaçiç./Përktheu Rruga Press

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *