BallinaLajme

Bajrajt dalin nga burgu, policia arreston ‘kriminelin’, gjendet i riu që dogji pemën tek kryeministria

Policia e Shtetit ka prangosur personin që i vuri flakën bredhit të Krishtlindjeve në oborrin e Kryeministrisë. Kur kanë kaluar më shumë se 2 javë nga ngjarja, Policia duket se nuk e ka harruar shkeljen, por ka prangosur 22-vjeçarin, Odise Xhelali. Megjithëse kryeministri e zëvendësoi shumë shpejt pemën e tij të Krishtlindjeve, Policia i ka vënë “nderin” në vend, duke arrestuar keqbërësin. 

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit O. Xh., 22 vjeç, pasi më datë 09.12.2020, gjatë protestës së zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” i ka vënë flakën pemës së Krishtlindjeve”, njofton policia.

Ndërsa Odise Xhelali do të japë llogari para ligjit për djegien e pemës, jo larg se sot, Gjykata e Shkodrës vendosi lirimin e grupit Bajri… Drejtësia po shkon në vend.

Rruga Press

YouTube player