BallinaBota

Bullgaria vaksina falas Maqedonisë së Veriut, ministri Filipçe: Besoj se sasia e parë vjen në janar

Përtej konfliktit me Bullgarinë që po mban Maqedoninë e Veriut larg Bashkimit Evropian, solidariteti për situatën e COVID-19 tregon një marrëdhënie tjetër mes dy vedneve.

Maqedonia e Veriut do t’i marrë falas nga Bullgaria dozat e para të vaksinës kundër coronavirus-it dhe kjo u bë me dije nga ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

“Besoj se sasia e parë te ne do të arrijë në janar, edhe pse se situata nuk është vetëm në dorën e tyre dhe absolutisht i kuptoj që presioni nga vendet e gjithë botës është i madh,” – tha Filipçe pas kthimit nga vizita në Sofje.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Ai mori pjesë në mbledhjen e qeverisë bullgare, e cila njoftoi se do t’i dhurojë Maqedonisë së Veriut një sasi të vaksinave nga furnizimet e saj.about:blank

Sipas ministrit bullgar të Shëndetësisë, Kostadin Angelov, fillimisht do të arrijnë vaksinat Pfizer/BioNTech, pastaj ato Moderna dhe AstraZeneca.

“Ne do të kemi doza të mjaftueshme për të gjithë qytetarët bullgarë dhe, veç kësaj, do të kemi edhe doza shtesë për vendet fqinje të Ballkanit Perëndimor,” – tha Angelov.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Ndërkohë, sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik, në Maqedoninë e Veriut ka vazhduar rënia e numrit të të infektuarve me COVID-19.

Rruga Press

YouTube player