BallinaLajme

Masat për pandeminë, bizneset në Korçë në vështirësi ekonomike, po shkojnë drejt falimentimit

Ndalimi i muzikës dhe kufizimi i orarit ka shkaktuar dëme të mëdha te bizneset që varen nga turizmi. Në Korçë, bizneset ankohen për vështirësi të mëdha ekonomike, pasi puna nuk është më si më parë. 

“Ti rrije në dritare, dhe unë për karshi… E në rast se vazhdoj të këndoj, rrezikoj të gjobitem nga policia pasi një ndër masat parandaluese për përhapjen e COVID- 19 ka qenë edhe ndalimi i muzikës live pas orës 20:00, ndërkohë që turistët duhet të kyçen në hotel pas orës 22:00”, raportoi gazetari Xhensil Shkëmbi.

E që prej ditës së enjte, kufizimi do të nisë ne orën 20:30. Por, masat anti-Covid kanë prekur në mënyrë të drejtpërdrejtë bizneset në Korçë, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Renato, pronar i njërit prej lokaleve në Pazarin e Korçës shprehet se orari policor ka nxjerrë jashtë funksionit biznesin e tij.

“Për biznesin tonë kjo është fatale, pasi i gjithë biznesi jonë varet nga e premtja dhe e shtuna. Të gjithë të ardhurit vijnë për të kaluar natën në Korçë dhe jo për të fjetur. Për mua është shumë e rëndë, personalisht kam pasur dy bare, njërin u detyrova ta mbyll megjithëse bëra një investim prej 75 mijë eurosh tek ai bar. pasi nuk mund të zhvillohej aktivitetin tim në këto oraret të caktuara dhe me këto masa që janë marrë “, u shpreh Renato Cunoti.

Renato kërkon ndihmë nga shteti, në mënyrë që të mbajë në punë dhe punonjësit e mbetur.

“Ne edhe tani jemi të falimentuar. Për të qenë në dijeni unë edhe një pjesë të taksave të bashkisë nuk i kam paguar, pasi nuk kam mundësi t’i paguaj, kam hequr deri tani 12 veta nga puna”, tha ai më tej.

Pak minuta para orës 22:00 lokali fillon dhe zbrazet për të mbyllur edhe një ditë tjetër sakrifikuese, me shpresën se shumë shpejt do i rikthehet normalitetit./Euronews

Rruga Press

YouTube player