BallinaLajme

AstraZeneca: Vaksina jonë është efektive kundër variantit të ri të koronavirusit

Kompania farmaceutike AstraZeneca ka deklaruar se vaksina e saj është efektive kundër variantit të koronavirusit të zbuluar në Britani. Prodhuesi britanik i barnave thekson se janë ende duke u zhvilluar studimet për të hetuar plotësisht ndikimin e mutacionit. Prodhuesit e ilaçeve po përpiqen të provojnë vaksinat e tyre Covid-19 kundër variantit të ri të virusit që po përhapet me shpejtësi në Britani, sfida e fundit në garën e rrezikshme për të frenuar pandeminë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Mutacioni i njohur si linja B.1.1.7 mund të jetë deri në 70% më infektues dhe më shqetësues për fëmijët. Kjo ka shkaktuar kaos në Britani, duke nxitur një valë ndalimesh udhëtimi që po prishin tregtinë me Evropën dhe kërcënojnë të izolojnë më tej vendin.

Rruga Press

YouTube player