Finalistët e Botës së Egër/ Balena gungaçe që del nga uji, shqiponja që lufton dhelprën e dëborës, mes pretendentëve të jurisë (fotogaleri)
Këto foto të mahnitshme që kapin bukurinë e botës së egër të planetit tonë, të rrezikuar nga egoizmi i shfrenuar i njeriut, ishin mes atyre që habitën më shumë jurinë e një kompeticioni të fundit të fotografisë.
Në një prej tyre shihet një balenë madhështore gungaçe që del në sipërfaqe shumë pranë një barke turistike në Kaliforni, ndërsa në një tjetër shqiponja përfshihen në një konflikt me dhelprën e dëborës, me shumë gjasa në konkurim për gjahun e radhës.
Në galerinë e mëposhtme jepen detajet e imazheve pretendente dhe konteksti i tyre.
Rruga Press