Anija kozmike që synonte hapësirën, por po “kalbet” në magazinat e Rusisë
Bashkimi Sovjetik tentoi të hapte një kapitull të ri në garën hapësinore në vitet ’80, duke u përpjekur të ndërtojë një version të ngjashëm me anijen hapësinore të NASA-s, “Shuttle”.
Pavarësisht përpjekjeve dhe një testi të suksesshëm në orbit, anija e quajtur “Buran” mbeti e mbyll në magazinat e Rusisë për shkak të shkurtimeve të buxhetit në atë kohë.
Një nga modelet u shkatërrua në vitin 2002 pas shembjes së godinës ku ajo ishte vendosur, ndërsa dy të tjera vijojnë të mbeten të paprekura. Sergei Savostyanov arriti të realizojë disa foto të anijeve që synuan hapësirën, por po kalben pa u ngritur ndonjëherë në ajër.
Rruga Press