Qyteti fantazëm ngrihet në sipërfaqe nga thellësitë, 30 vjet pas largimit të familjeve spanjolle për krijimin e rezervuarit (fotot)
Një fshat spanjoll i braktisur nga familjet 30 vjet më parë për krijimin e një rezervuari uji, ka ridalë dramatikisht në dritë pas uljes së niveleve të ujërave, duke rishfaqur rrënojat e shtëpive dhe komunitetit të humbur.
Në tragjedinë kombëtare spanjolle të 1992 fshati i Aceredo u përmbyt kur një digë hidroelektrike mbylli portat e saj në Portugali dhe lumi Limea mbuloi tokat e ndërtesat e zonës.
Por mrekullisht pamje të marra dje nga vendi, shfaqnin rënien e nivelit të ujit në rezervuarin Lindoso dhe skeletet e mbetura të atyre që më parë ishin shtëpitë, fermat dhe plevicat e Aceredo para se të detyroheshin të largoheshin.
Shumë nga muret e ndërtesave janë rrënuar nga gërryerja dhe kornizat e dritareve kanë mbetur të zbrazura, por shumica e strukturave dukeshin në këmbë.
Një pjesë e 70 shtëpive të gurta e të drunjta janë rrënuar madje dhe disa çati i kanë rezistuar dekadave të zhytjes.
Në ndërtesa shihen shenjat e niveleve të ndryshme të ujit gjatë viteve ndersa mbetjet e metalta janë ndryshkur me kalimin e kohës .
Tragjedia e Aceredo nis pas një marrëveshjeje të vitit 1968 ku krerët e Spanjës dhe Portugalisë vendosën që në kufirin e tyre të ndërtojnë digën Lindoso.
Por marrëveshja përfshinte largimin e detyruar të banorëve të zonave që përfshiheshin nga projekti.
Prandaj kur qeveria dhe kompanitë kishin arritur të bindnin 51 përqind të njerëzve të largoheshin, për të tjerët u shpall lagimi i detyruar i cili u arrit vetëm me përmbytjen e qëllimshme të zonës duke mbyllur portat e digës së lumit në anën portugeze.
Përveç Aceredo, katër fshatra të tjera u përmbytën – O Bao, Buscalque, A Reloeira e Lantemil – u zhdukën në ujërat e përmbytjeve, deri në zbrazjen e plotë të zonës në 1992.
Rreth tre dekada më vonë Aceredo dallohet ende nga fshatra të tjera si i vetmi i mbetur në dukje kur ujërat bien në nivele të mjaftueshme.
Rruga Press