Kuriozitete

Pamje të pabesueshme peshkaqeni i bardhë “i mbuluar” me gërvishtje të thella

Peshkaqeni i bardhë “më i dëmtuar” në botë është filmuar në Australinë e Jugut. Pamjet e pabesueshme tregojnë kafshën e mbuluar me gërvishtje dhe plagë. Ekspertët thonë se nuk kanë parë kurrë më parë një peshkaqen në këtë gjendje të keqe.

Pamjet, të postuara në kanalin YouTube Sea Dragon Films në janar, tregojnë një peshkaqen të bardhë duke notuar pranë fotografit nënujor Dean Spraakman, me luspa, velzat , gojën dhe trupin e mbuluar me gërvishtje. Z. Spraakman tha se ai kurrë nuk kishte parë një peshkaqen të bardhë, në gjendje kaq të keqe, Edhe pse në një gjëndje të keqe peshkaqeni ishte jashtëzakonisht i  qetë dhe i  butë. “Ai ishte shumë i qetë dhe … erdhi shumë afër, në një distancë të shkurtër prej meje – ndonjëherë kur ne shohim  një peshkaqen i mirë si ai, ata thjesht duan të vijnë dhe të të shikojnë në sy.

Ekipi i tij dyshoi se shkaku i lëndimeve mund ishin helikat e varkave, ekspertë të tjerë sugjerojnë se dëmi mundë të ishte rezultat i përplasjes  me peshkaqenë të tjerë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *