BallinaLajme

Kurti takohet me Osmanin: Kemi humbur kohë, nevojitet një qeveri që nxjerr vendin nga kriza

Presidentja në detyrë në Kosovë, Vjosa Osmani, nisi takimet konsultuese me liderët e partive politike për caktimin e një date për zgjedhjet e reja.

Ajo priti në zyrë kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili u shpreh se vendi duhet të shkojë sa më parë në votime për të zgjedhur parlamentin e ri.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

“Ne shprehëm interesim tonë si subjekt politik që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të parakohshme të kemi një datë që në harkun kohor të jetë sa më e hershme. Ta marrim njëherë aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese dhe varet nga data kur na vjen ai aktgjykim i plotë si palë që jemi në këtë çështje.

Kemi humbur shumë kohë dhe na nevojitet që të ecim sa më shpejt që duke u kthyer te populli si burim i sovranitetit të restaurojmë legjitimitetin e institucioneve dhe të kemi një qeveri të re dhe kompetente, e cila nxjerr Kosovën nga kriza e shumëfishtë”, u shpreh Kurti.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Rruga Press

YouTube player