GjeopolitikëKryesore

Analizë/ Kompania e duhanit me e madhe në botë për të cilen nuk keni dëgjuar kurrë

Përktheu nga origjinali për Rruga Press: Hana Mitrovica

Përshëndetje nga Sarajeva,
A e njihni kompaninë më të madhe të duhanit në botë? Nuk është Philip Morris, British American Tobacco, ose korporatat tjera shpesh të referuara  si “Big Tobacco”.
Është China National Tobacco Corporation, e njohur edhe si China Tobacco, një konglomerat shtetëror kinez që prodhon gati gjysmën e cigareve në botë.
Shumica e tyre janë konsumuar në vend – deri vonë.
Këtë javë, ‘Projekti për Raportimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar’ ( OCCRP ) bashkë me 12 partnerë mediatikë, zbuluan rrjetet e kontrabandës që kanë përmbytur tregjet e paligjshme me markat China Tobacco, që ndërsa shmang taksat, i lejon kompanisë të ndërtojë baza klientësh në të gjithë botën.
Ja çfarë gjetëm për kompaninë më të madhe të duhanit për të cilën nuk keni dëgjuar më parë.
ÇFARË ËSHTË KY DUHAN KINEZ ?
OCCRP shpjegon – qëkurse China Tobacco u bashkua me “Iniciativën e Rripave dhe Rrugëve” në 2015, markat e saj janë përhapur në vendet ku nuk ka treg ligjor për to.

Ekspertët thonë se China Tobacco thjesht shkëputi një faqe nga ‘vepra’ në stil të Big Tobacco: lejon që cigaret të vërshojnë në mënyrë të paligjshme vendet, pastaj lobon për t’i legalizuar ato.
Tani është koha për hetime për të zbuluar se si është zhvilluar kjo strategji globale  e cila përfshin kontrabandë në përmasa pothuaj të pakapshme.
DUHANI KINEZ: NË AMERIKËN LATINE
Cigaret e paligjshme kineze kalojnë nëpër Panama – Miliarda cigare të paligjshme kineze kanë përmbytur Amerikën Latine, duke përfshirë shumë vende ku nuk ka treg të ligjshëm për to. Ne zbuluam se një pjesë e konsiderueshme e kësaj kontrabande vjen nga një rrjet i kompanive me bazë në Panama të lidhur drejtpërdrejt me China Tobacco.

Këndvështrimi panoramik: Rregulloret e buta të Panamasë e kanë shndërruar vendin në oazë për kriminelët financiarë në mbarë botën, fenomen që evidentojmë se ka shtrirje edhe në fushën e duhanit të kontrabanduar, përfshirë këtu dërgesat e kompanive të lidhura me China Tobacco.
Duke marrë parasysh se qindra miliona cigare të China Tobacco janë kapur nga autoritetet në Amerikën Latine vetëm gjatë vitit të kaluar, ndodh që ka shumë më shumë kompani që kontrabandojnë produkte të kompanisë në zonë sesa ato që janë të ekspozuara nën këtë hetim.
China Tobacco dhe një firmë në pronësi të SHBA-së bashkëpunuan për të krijuar një kompani braziliane të duhanit që ka dyfishuar fitimet e saj gjatë vitit të kaluar. Mirëpo,  pavarësisht se është konkurrenti më i madh i duhanit në botë, China Tobacco deri më tani ka shmangur tërë kontrollin me të cilin përballet partneri i saj amerikan, përfshirë këtu edhe proceset gjyqësore të nisura nga përfaqësues të mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve.
DUHANI KINEZ: NË EVROPË
Skema ‘Gjeniale’ e Kontrabandës – Këtu po ju sjellim provat e para publike që lidhin një zyrtar të China Tobacco me krimin e organizuar në Evropë. Skema e kontrabandës në qendër të këtij hetimi përfshinte dërgesën drejt Libisë me 17 tonelata tullash, dyshekësh dhe kartoni.
Kështu funksionoi skema e kontrabandimit:
Kontrabanda në Ukrainë qe e lidhur me kompaninë e një ish-doganieri – China Tobacco ka eksportuar qindra miliona cigare në Ukrainë, edhe pse atje asnjë prej markave të saj nuk shitet legalisht.
Ndër klientët kryesorë të saj ishte një kompani nën hetim për kontrabandë të duhanit. Tani është në bashkëpronësi të Vadym Sliusariev, ish-doganier me lidhje të ngushta me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Këndvështrimi panoramik: Një fabrikë në Rumani prodhon shumicën e markave China Tobacco për tregun Evropian, të cilat përfshijnë pako me emra si Regina dhe Marble.
Dy hetimet tona evropiane lidhin prodhimin e kësaj fabrike me:
grupet e krimit të organizuar, zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme si dhe kompanitë ukrainase nën hetim për kontrabandë me përmasa të gjera.
Pse kjo fabrikë me qendër në BE nuk është nën hetime?
©RrugaPress Të gjitha të drejtat të rezervuara

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *