BallinaLajme

Ish-gjyqtari i ‘Kushtetueses’: Vjosa Osmanit i lejohet të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme

Kadri Kryeziu, ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë deklaroi në Euronews Albania se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e qeverisë Hoti ishte shumë cilësor.

“Unë e pashë mbrëmë vendimin dhe vendimi është shumë cilësor, janë konsultuar të gjitha aktet normative të republikës së Kosovës”, u shpreh ai.

Z.Kryeziu sqaroi se politikanët apo personat që janë dënuar me vendim të formës së prerë nuk mund të kandidojnë në zgjedhje, 3 vite para se të jetë marrë ky vendim.

Lexo më shumë  Akuza për abuzim me tenderat, SPAK zgjat me tre muaj hetimet për Belinda Ballukun

“Personat që janë të dënuar me vendim të formës së prerë nuk mund të kandidojnë për 3 vitet e ardhshme”, tha ai.

Sa i përket presidentes në detyrë Vjosa Osmanit, z.Kryeziu tha se ajo mund të kandidojë në zgjedhje dhe kjo parashikohet edhe në ligj.

“Edhe kjo është e rregulluar me një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Kur jemi në mungesë të presidentit të shtetit këtë detyrë e merr kryetari i parlamentit dhe gëzon të gjitha kompetencat të cilat i ka një president, të garantuara me kushtetutë. E ka vetëm një privilegj, ushtruesit i detyrës ka të drejtë të merret me politikë dhe të jetë konkurrent në garë për parlamentin e Kosovës. Osmani ka kohë dhe kjo është e rregulluar me ligj”, u shpreh ai. /Euronews

Lexo më shumë  Kuvendi mblidhet sot, shqyrton në lexim të dytë 10 projektligje, mban mbledhje edhe Kryesia

Rruga Press

YouTube player