Shëndetësi

Simptomat e yndyrës së lartë në gjak: Kur trigliceridet kërcënojnë një atak në zemër

Yndyrat e ngritura në gjak nuk japin simptoma të qarta në fazat fillestare, kështu që shpesh i vëmë re vetëm kur sëmundje të tjera tregojnë një problem

Këto janë, në fakt, grimcat e yndyrës në gjak që trupi krijon kur kaloritë nuk shpenzohen nga ndonjë aktivitet fizik.

Në rastin e rritjes së shpenzimit të energjisë, trupi lëshon hormone që do të na lejojnë ta marrim atë nga qelizat dhjamore, transmeton Telegrafi.

Jo vetëm që ushqimet yndyrore janë shkaku i rritjes së triglicerideve, por ato janë edhe sheqerna që trupi do t’i depozitojë në formë yndyre.

Më së shpeshti shoqërohenme kolesterinë të lartë, ndaj duhet t’u kushtoni vëmendje shenjave të jashtme si ksantoma – gunga të verdha në lëkurë ose xantelazma – në qepalla.

Rritja e perimetrit të belit mund të tregojë mbipeshë abdominale, e cila ndodh si pasojë e depozitimit të yndyrës viscerale.

Kur nivelet e triglicerideve në gjak arrijnë një nivel të rrezikshëm midis 1000 miligram për decilitër (mg/dL) dhe 2000 mg/dL, mund të shfaqen edhe simptoma të pankreatitit, si dhimbje në pjesën e sipërme të barkut dhe të përziera.

Simptomat e sëmundjeve aterosklerotike kardiovaskulare shfaqen edhe si pasojë e triglicerideve të larta në gjak. Këto përfshijnë dhimbje gjoksi si angina pectoris, frymëmarrje të cekët dhe aritmi. Kur yndyrat në gjak janë më shumë se 443 mg/dL, rreziku i sulmit në zemër trefishohet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *