“UFO-të ekzistojnë dhe Trump e di…”, ish-shefi i CIA-s flet për ekzistencën e alienëve
John Brennan është bashkuar me listën e zyrtarëve të lartë amerikanë që sugjerojnë se mund të ketë jetë edhe në planete të tjera.
Gjatë një paraqitjeje të fundit në podcast, ish-drejtori i CIA-s bëri të qartë se ai nuk është kundër mundësisë së formave të jetës aliene.
“Jeta përcaktohet në shumë mënyra të ndryshme. Unë mendoj se do ishte pak arrogante që ne të besojmë se nuk ka asnjë formë tjetër të jetës askund në të gjithë universin.”
Brennan shërbeu si drejtor i CIA-s gjatë gjithë mandatit të dytë të Barack Obamës si president, duke lënë detyrën pas inaugurimit të Donald Trump.
Vetë Obama pranoi disa javë më parë se ai ishte informuar për vëzhgimet e UFO-ve në të kaluarën.
Sidoqoftë, ai nuk do të konfirmonte ose mohonte ekzistencën e tyre.
Kohët e fundit, një ish-shef izraelit i sigurisë hapësinore tha se ekzistonte një “federatë galaktike e jashtëtokësorëve dhe Donald Trump ishte në dijeni të tij”, sipas NBC News.
Rruga Press