Lajme

5 Maji i bashkohet protestës me banorët e Laprakës te ish-sheshi Shqiponja/”Kauzat tona janë të drejta dhe të përbashkëta”

Banorët e “Laprakës” banesat e të cilëve preken nga projekti i “Unazës së Madhe” kanë dalë në protestë të shtunën e 27 janarit në rrethrrotullimin e ish-sheshit Shqiponja. Atyre i janë bashkuar dhe banorët e “5 Majit” të cilët mbetën të pastrehë nga një tjetër projekt rindërtimi.

“Kauzat tona janë të drejta, nga sot ne i jemi bashkuar protestës së Laprakës dhe nga sot protestat tona do të vazhdojnë të përbashkëta deri në zgjidhjen e kërkesave tona,” u shpreh një nga banorët e “5 Majit.”

“Ne mbështesim banorët e Laprakë, jemi të bashkuar dhe i bëjmë thirrje të gjithëve atyre që ju prishën shtëpitë të na bashkohen.”

“Banorët e Laprakës preken jo nga babëzia bashkiake, por nga babëzia ministrore. Nëse “5 Majin” e shemb bashkia e Tiranës për t’i hapur rrugë strehimit të disa personave që janë dëmtuar nga tërmeti, këtu është një projekt abuziv dhe i korruptuar, është “Unaza e Madhe.” Ky projekt ka devijuar sepse duan të bëhen pallate në disa zona. Ne do protestojmë deri sa të vazhdojmë të marrim një zgjidhje.”

Banorët i bëjnë thirrje kryeministrit që të mbajë premtimet që i bëri kur mori pushtetin në vitin 2013.

“I bëjmë thirrje kryeministrit të mbajë premtimet që ka bërë kur mori pushtetin dhe ka deklaruar me zë dhe me figurë që brenda 4 vitesh do na bënte legalizimin. Ishte gënjeshtër e jotja kryeministër. Ishin fjalë të bukura për të marrë votat, prandaj ju kërkoj që ju të bëni transparencë me popullin shqiptar, me këta banorë.”

"Banorët e Laprakës preken nga babëzia ministrore", 5
"Banorët e Laprakës preken nga babëzia ministrore", 5
"Banorët e Laprakës preken nga babëzia ministrore", 5
"Banorët e Laprakës preken nga babëzia ministrore", 5
"Banorët e Laprakës preken nga babëzia ministrore", 5

YouTube player