Kinë- SHBA në konflikt ushtarak?
Kina dhe Shtetet e Bashkuara mund të përfundojnë në një konflikt ushtarak nëse Uashingtoni inkurajon pavarësinë e Tajvanit. Paralajmërimi vjen nga ambasadori i Pekinit në Amerike. Kina e konsideron ishullin fqinj të Tajvanit, territorin e saj “të shenjtë” dhe kurrë nuk ka hequr dorë nga përdorimi i forcës për të siguruar bashkimin përfundimtar. Diplomati i Pekinit ne Uashington përforcon këtë qëndrim dhe thotë se çështja e Tajvanit është nje fuçi baruti midis dy shteteve.
Sipas tij nëse autoritetet tajvaneze, të inkurajuara nga Shtetet e Bashkuara, vazhdojnë të ndjekin rrugën e pavarësisë, ka shumë të ngjarë qe vendet e mëdha te përfshishen nga një përplajse e armatosur.
Ndërkohë Pentagoni ka siguruar mbeti e përkushtuara ndaj politikës dhe angazhimeve sipas Aktit të Marrëdhënieve me Tajvanin. Ky akt kërkon që Amerika t’i ofrojnë Tajvanit mjete për tu mbrojtur. Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigjën deklaratave te ambasadorit kinez, i cili foli menjëherë pasi Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe homologu i tij i Pekinit diskutuan për krizën në Ukrainë.
Ndërsa zyrtarët kinezë kanë paralajmëruar për veprime ushtarake mbi Tajvanin, është e pazakontë që ata ta lidhin atë drejtpërdrejt me Shtetet e Bashkuara.
Tensionet midis Pekinit dhe Taipeit janë përshkallëzuar muajt e fundit pasi ushtria kineze ka kryer misione te perseritura ajrore mbi ngushticën ujore që ndan ishullin nga vendi. Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se nuk po inkurajonin pavarësinë për Tajvanin, por vetëm mbrojtje të ishullit nëse Kina sulmonte.
Rruga Press