Bota

Italia mund të bëhet me presidenten e parë grua

Italia iu afrua të premten zgjedhjes së presidentes të parë femër pas pesë ditësh ngërç në votime të përsëritura parlamentare që detyroi liderët e partive të kërkonin një zgjidhje kompromisi.

Burimet politike bënë të ditur se një kandidate e mundshme ishte Elisabetta Belloni, një diplomate karriere që drejton shërbimet sekrete, ose ministrja e Drejtësisë Marta Cartabia.

“Po punoj që të kemi një presidente të zgjuar dhe grua,” u tha gazetarëve kreu i Ligës së djathtë Matteo Salvini pas takimit me krerët e dy partive kryesore të qendrës së majtë, Partisë Demokratike (PD) dhe Lëvizjes 5-Yje.

Udhëheqësit e qendrës së djathtë nga Liga, Forza Italia dhe Brothers of Italy zemëruan kundërshtarët e tyre më herët të premten kur urdhëruan ligjvënësit e tyre të votonin për kryetaren konservatore të Senatit Elisabetta Casellati në votimin e parë të ditës, në vend që të kërkonin një kandidat me konsensus.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

Lëvizja rezultoi një dështim, me Casellati që siguroi vetëm 382 fletë votimi, nga 505 që kërkoheshin për të fituar.

Kështu Salvini hapi diskutimet me kundërshtarët e tij për të gjetur një kandidate femër jopartiake.

Kryeministrit Mario Draghi, e ka bërë të qartë se do të dëshironte punën e presidentit, por partitë kryesore deri më tani kanë refuzuar të votojnë emrin e tij, pjesërisht nga frika se ndryshimi i papritur i roleve mund të shkaktojë shpërbërjen e qeverisë, shkruan Reuters.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Pa një marrëveshje të shpejtë, ka pasur spekulime në rritje se palët mund t’i kërkojnë përfundimisht Sergio Mattarella të pranojë një mandat të dytë, edhe pse ai deri më tani e ka përjashtuar këtë.

Presidenti në Itali mund të emërojë kryeministra dhe shpesh thirret për të zgjidhur krizat politike në ekonominë e tretë më të madhe të eurozonës.

Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara ose Franca, ku presidentët zgjidhen me votim nga populli, në Itali, rreth 1 mijë e 9 parlamentarë dhe përfaqësues rajonalë zgjodhën presidentin në një votim të fshehtë, të cilin liderët e partive ndonjëherë përpiqen ta kontrollojnë.

YouTube player