Lajme

Avokati: Klienti im nuk është tritolvënësi në shtëpinë e Armando Dukës. Po e përdorin si sanduiç për luftën politike

YouTube player

Avokati Ilia Ilia thotë se personi që ka vendosur tritolin në shtëpinë e Armand Dukës nuk është i mbrojturi prej tij Arlen Hasanaj por një person tjetër.

Gjykata e Durrësit dha sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për 34 vjeçarin e arrestuar për tritolin e vënë në shtëpinë e Armand Dukës mbrëmjen e 24 janarit 2022.

Por avokati thotë se klienti i tij është i pafajshëm dhe po mbahet në burg pa të drejtë.

Veç pamjeve filmike që ai i ka vënë në dispozicion ai thotë se i mbrojturi prej tij ka dallim edhe nga pamja vizive dhe veshje.

“I mbrojturi prej meje ka xhup dhe atlete të ndryshe nga autori real” 

Po përse nuk i mori gjykata parasysh këto prova?

“Sepse si gjykata dhe akuza i janë nënshtruar një lloj interesi më madhor për ta mbajtur në burg. Duan ta përdorin si sanduiç në luftën politike që po bëhet me Dukën. Vetë veprimi juridik që kërkon të administrojë të gjithë thirrjet e qelizave nga shtëpia e Armand Dukës bëhet për të provuar lidhje të dyshimta të komunikimit të tij me të mbrojturin prej meje. Në një kohë që nuk ka asnjë provë rrethanore” thotë avokati në një prononcim për Ora News.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Në seancën e  mbajtur me dyer të mbyllura avokati tha se kishte kërkuar dhe një ekspertim krahasues por kjo provë është refuzuar.

“Të kryejë ekspertimin krahasues, se ka dallim në veshje e në gjatësi trupi. Por nuk u intereson duan ta mbajnë brenda” thotë avokati Ilia Ilia

Avokati thotë se do të ankimojë vendimin por është pesimist se edhe kjo shkallë e dytë gjyqësore do të heqë masën e sigurisë arrest me burg.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

Çfarë dimë

Hasanaj është i vetmi i arrestuar për shpërthimin me tritol në shtëpinë e Dukës, ngjarje e cila ndodhi 24 janar 2022. Ngjarja ndodhi  rreth orës 22:10, në lagjen nr. 4 të qytetit të Durrësit, ku si pasojë nuk pati të lënduar. Vetë Duka nuk ka qenë në banesë në momentin e shpërthimit, por e mësoi nga bashkëshortja e cila e kishte njoftuar për një shpërthim të madh dhe më pas kishte mësuar se kishte qenë tek porta e jashtme e shtëpisë së tij.

Një ngjarje e tillë ndodhi pas përplasjeve të hapura mes FSHF-se dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Për këtë të fundit FSHF publikoi audiopërgjimin ku Veliaj kërcënonte si dhe shantazhonte institucionin e futbollit me një fjalor rruge gjatë mbledhjes së mbajtur pasditen e 23 janarit 2022 në prag të zgjedhjeve për shoqatën e Tiranës që do mbaheshin pasditen e 24 janarit. /ora news/

Rruga Press

YouTube player