Lajme

Dosja.al ‘pre’ e SULMEVE! Probleme me aksesin në lajme

Dosja.al ka rënë pre e sulmeve kibernetike. Prej ditës së hënë, 24 Janar, Dosja.al dhe portale të tjera në vend kanë pësuar probleme në aksesin e medias për shkak të “goditjeve” që vinin në drejtim të medias tonë. Pikërisht për shkak të këtyre sulmeve, faqja kërkon shumë kohë për t’u hapur e në disa ndodh që nuk mund të aksesohet në asnjë informacion që publikohet.

Ky problem teknik është vënë re edhe nga ndjekësit, të cilët komentojnë lidhur me situatën e medias, ankesa të cilat qëndrojnë. Kështu që njoftojmë se aktualisht Dosja.al është duke punuar me ekspertët e IT për të rregulluar faqen dhe për të siguruar mbrojtjen që vjen nga sulmet e shumta. 

Lexo më shumë  FOTO-DENONCIMI/ Pas 9 vitesh del në dritë e vërteta: Erion Veliajt nuk iu dha kurrë titulli “Doctor Honoris Causa” nga “Grand Valley State University” në SHBA

Vështirësia për aksesimin në portal dhe që lexuesit tanë të informohen mbi ngjarjet aktuale në vend e jo vetëm, ka nisur pas publikimit të përgjimit skandaloz të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt në mbledhjen me Shoqatat Sportive në Tiranë. Dosja.al ishte ndër portalet e para që bëri publikimin e audios, e më pas dhe mediat e tjera që akutalisht po ‘vuajnë’ për akses në faqe.  Lapsi.al, Syri.net dhe SportEkspress janë mediat e tjera që po ashtu kanë probleme me aksesin në faqet e tyre. Mesa duket qëllimi është sulmi për të zhdukur nga çdo motor kërkimi i mundëshëm, audion e Veliajt. 

Lexo më shumë  Rivarroset Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës kur kishte vetëm 8 vjet

Faleminderit për durimin! Shumë shpejt rregullohet gjithçka! – thote Dosja.al

Rruga Press

YouTube player