Lajme

Plakje drastike e popullsisë së Shqipërisë në 30 vitet e fundit

Shqipëria po përballet me rritjen e moshës së popullatës, pra plakjen e popullsisë.

Mosha mesatare sipas të dhënave të INSTAT është rritur ndjeshëm përgjatë viteve, dhe në vitin 2021 arriti në 37.6 vjeç nga 25 vjeç në vitet 90’, për shkak të faktorëve si emigracioni i te rinjve dhe ulja e lindshmërisë.

Një popullsi e plakur do të thotë më shumë nevojë për përkujdesje shëndetësore.

Lexo më shumë  SHBA, Blinken uron 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Ky trend i cili pritet të vazhdojë edhe me 5 vite më shumë në 10-vjeçarin e ardhshëm, është një nga fenomenet me të cilin duhet të përballet shëndetësia shqiptare e cila për ekspertin Gazment Koduzi ende nuk është e përgatitur.

Dy në 3 shqiptarë shpenzojnë para nga xhepi për të marrë shërbime shëndetësore në shtet.

Edhe pse këto të fundit, sipas Koduzit, nuk janë në standardin e duhur, në mungesë të pajisjeve apo investimeve të nevojshme në infrastrukturë.

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

Krahas mungesës së kushteve, problematike për ekspertin mbeten dhe pagat e ulëta të stafit mjekësor të cilat nuk motivojnë punonjësit dhe dështojnë të ofrojnë një shërbim cilësor.

Aktualisht shëndetësia shqiptare është më e keq paguara në të gjithë rajonin.

Rruga Press

YouTube player