Distria Krasniqi arrin në finalen e madhe të Grand Prixit të Portugalisë
Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi është kualifikuar në finalen e madhe të turneut “Grand Prix” që po zhvillohet në Portugali.
Distria Krasniqi e ka nisur mirë Grand Prixin e Portugalisë duke fituar tri përballje e para.
Xhudistja pejane e nisi nga raundi i dytë ku triumfoi ndaj francezes, Leonie Gonzalez, pasi raundin e parë e kaloi pa luftë.
Në çerekfinale, Distria ka fituar me ‘ippon’ në çerekfinale ndaj spanjolles, Ariane Toro Soler, në kategorinë deri 52 kilogramë.
Në gjysmëfinale, kampionia jonë u përball me xhudisten portugeze, Joana Diogo, të cilën gjithashtu e mposhti duke siguruar finalen.
Në finale, Distria do të ndeshet me kroaten Ana Viktorija Puljiz, e cila mposhti spanjollen Estrella Sheriff Lopez.
Kështu, pejania ka siguruar tashmë medaljen e argjendtë, por synon të artën.
Ndryshe, xhudistja jonë është kampione olimpike dhe e para në ranglistën botërore.