Lajme

Plakja e popullsisë, nevojat për shëndetësinë në rritje, investimet mungojnë

Shqipëria po përballet me rritjen e moshës së popullatës, pra plakjen e popullsisë. Mosha mesatare sipas të dhënave të INSTAT është rritur ndjeshëm përgjatë viteve, dhe në vitin 2021 arriti në 37.6 vjeç nga 25 vjeç në vitet 90’, për shkak të faktorëve si emigracioni i te rinjve dhe ulja e lindshmërisë.

Një popullsi e plakur do të thotë më shumë nevojë për përkujdesje shëndetësore. Ky trend i cili pritet të vazhdojë edhe me 5 vite më shumë në 10-vjeçarin e ardhshëm, është një nga fenomenet me të cilin duhet të përballet shëndetësia shqiptare e cila për ekspertin Gazment Koduzi ende nuk është e përgatitur.  

Lexo më shumë  Muja: Kontratat njëburimore janë përgjysmuar, propaganda e opozitës është e pabazë

Dy në 3 shqiptarë shpenzojnë para nga xhepi për të marrë shërbime shëndetësore në shtet. Edhe pse këto të fundit, sipas Koduzit, nuk janë në standardin e duhur, në mungesë të pajisjeve apo investimeve të nevojshme në infrastrukturë.

Krahas mungesës së kushteve, problematike për ekspertin mbeten dhe pagat e ulëta të stafit mjekësor të cilat nuk motivojnë punonjësit dhe dështojnë të ofrojnë një shërbim cilësor. Aktualisht shëndetësia shqiptare është më e keq paguara në të gjithë rajonin.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Rruga Press

YouTube player