Lajme

Problemet e arsimit, përgatitja e mësuesve dhe infrastruktura. Ekspertja: Pandemia i theksoi

Nëse në dy vitet e pandemisë së COVID 19 nxënësit lanë bankat e shkollës më pak të përgatitur për shkak të mësimit online, rënia e nivelit arsimor të gjimnazistëve ka nisur më herët dhe nuk ka vetëm një shkak.

Mësimi online mendon ekspertja e arsimit Valbona Nathanaili rriti fiktivitetin ndërkohë që  nota mbizotëruese në dy lëndët bazë, matematikë dhe gjuhë shqipe – letërsi nuk e kaloi  6 dhe 7.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Tendencë thuajse e njëjtë vihet re tetë vitet e fundit.

Përgatitja e mësuesve sipas Nathanailit nuk është prioritet ndërsa ndryshimet në kurrikula nuk ecin paralel me zhvillimin e orës mësimore.

Por çfarë do ta rriste cilësinë sipas ekspertes së arsimit në një kohë më të shkurtër?

Raporti i Qendrës së Shërbimeve Arsimore publikuar pak ditë më parë tregoi një rënie të nivelit të gjimnazistëve me tre deri në katër nota në testet e maturës në raport me rezultatin vjetor. Me  dhjetë në gjuhë shqipe dhe letërsi u vlerësuan   5%  e maturantëve kundrejt 20% në gjuhë të huaj. Ndërsa  në matematikë 5.7% e  atyre që mbyllën gjimnazin vjet.

Lexo më shumë  Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore  janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro

Rruga Press

YouTube player