Sport

Roma nuk dorëzohet për Xhakën

Roma do të bëjë përpjekjet e fundit për të sjellë në skuadër mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit kryeqytetas po synojnë të bindin krerët e skuadrës së Arsenalit për të liruar lojtarin.

Trajneri Jose Mourinho po e sheh Xhakën si përforcim ideal për pjesën e mbetur të sezonit. Drejtuesit e skuadrës italiane kanë shpresë se mund ta mbyllin marrëveshjen me “Topçinjtë”.

Xhaka ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2024.

Rruga Press

YouTube player