Lajme

Koncensioni 104 milionë euro, publikohen emrat e zyrtarëve të MSH të paditur në SPAK

 Janë publikuar emrat e 10 zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët u kallëzuan 2 ditë më parë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për shpërdorim detyre dhe shkelje në prokurimin e tenderave për laboratorë. “Report TV” ka mësuar emrat e funksionarëve të paditur nga KLSH. Ata janë: Raimond Cimbi, ish-drejtor i Drejtorisë së Prokurimeve në Ministrinë e Shëndetësisë; Silva Novi, përgjegjëse e sektorit të standarteve dhe Protokolleve Spitalore në MSH; Leonora Horanlliu, përgjegjëse e sektorit të Programimit dhe Monitorimit Buxhetit në FSDKSH; Ariola Krymi, mjeke koordinatore në Laboratorin Biokimik në QSUT; Anjeza Alliu, përgjegjëse e sektorit të Prokurimeve; Gazmir Vehbi, ekonomist në Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve; Armila Ali, ekonomiste në Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve; Flutura Beqo, drejtorja e Drejtorisë së Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit në Ministrinë e Shëndetësisë; Oltion Dhono, drejtor i Qendrës Kombëtare teknike Bio-Mjekësore dhe Olsi Akshia, përgjegjës i sektorit të Ankesave dhe Administrative dhe Gjyqësore.

Lexo më shumë  Në vitin 2026, agroindustria pret rritje të kostove dhe rënie konsumi në Shqipëri

Bëhet fjalë për një koncension të periudhës 2015-2019 me vlerë 104 milionë euro për laboratorë. KLSH konstatoi se këta zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë hodhën poshtë kërkesën e  Koorporatës Ndërkombëtare të Investimeve (IFC), pjesë e Bankës Botërore që të skualifikonte grupin e kompanive fituese.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Këlliçi: Shqipëria drejtohet sot nga një grup i strukturuar kriminal i ideuar nga Edi Rama