Bota

Gjermania, akuzë për spiunazh shkencëtarit në universitet në kërkimet mbi raketat

Prokuroria federale ka bërë kallëzim kundër një shkencëtari rus për spiunazh në fushën e kërkimit të raketave.

Nga Deutsche Welle

Një ish-punonjës i një universiteti bavarez dyshohet se ka transferuar njohuri të teknologjisë hapësinore në Rusi.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm Federal po heton një shkencëtar nga Rusia, i cili dyshohet se ka spiunuar për vendin e tij të origjinës në një universitet gjerman. I akuzuari akuzohet se ka transmetuar informacion mbi projekte kërkimore në fushën e teknologjisë së hapësirës ajrore tek një shërbim sekret rus për botën e jashtme.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Më konkretisht, bëhet fjalë për gjendjen e zhvillimit të raketës evropiane Ariane dhe për të dhëna nga kërkimi i materialeve bazë. Jo më larg se dhjetor teleskopi James Webb u lëshua në hapësirë me një raketë Ariane 5.

I dyshuari i arrestuar që në qershor 2021

Sipas informacioneve nga Prokuroria Federale, i dyshuari është arrestuar në qershor të vitit të kaluar dhe që nga ajo kohë ndodhet në paraburgim. Në dhjetor, Prokuroria Federale depozitoi një akuzë për “veprimtari të agjenturore të shërbimit sekret” në senatin e mbrojtjes shtetërore të Gjykatës së Apelit të Mynihut.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Në momentin e arrestimit, i pandehuri punonte si asistent shkencor në një katedër të shkencave natyrore dhe teknike në një universitet bavarez. Siç raportohet nga agjencia e lajmeve dpa, bëhet fjalë për Universitetin e Augsburgut.

Zyra e Prokurorisë Federale beson se shërbimi i fshehtë rus i botës së jashtme SWR ka kontaktuar me të dyshuarin në vjeshtën e vitit 2019. Nga fundi i nëntorit, dyshohet se janë zhvilluar takime të rregullta midis të akuzuarit dhe një oficeri të lartë të SWR-së të vendosur në Gjermani. Për informacionet e transmetuara, spiuni i dyshuar besohet se ka marrë gjithsej 2500 euro.

Rruga Press

YouTube player