Lajme

Patën mosdakordësi, dy hoxhallarët shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin

Kryetari i Bashkësisë Islame të Vitisë, Husamedin Hoxha, të martën, pas një mosmarrëveshjeje, është sulmuar nga Hoxhë Xheladin Halili.

Sulmin ndaj tij e pranoi vetë Hoxha, i cili tha se rastin e ka raportuar edhe te Bashkësia Islame e Kosovës.

Ndërsa, i dyshuari, Xheladin Halili, e mohoi të ketë kryer sulm ndaj kryetarit të BIK-ut.

Lexo më shumë  Gjykata e Lartë lë në burg kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj

“Sa i përket rastit, ka qenë vetëm një debat verbal. Përveç kësaj, kjo situatë është tejkaluar përmes disa miqve, në të njëjtën ditë”, ka thënë Hoxha.

Gjakrat mes tyre mund të jenë shuar, por këtë të enjte kryetari Husamendin Hoxha, përveç rastit të hapur, në polici dërgoi edhe një raport mjekësor lidhur me këtë ngjarje.

Rruga Press

Lexo më shumë  Audiopërgjimi i publikuar nga Ahmetaj, kompania ukrainase konfirmon audiopërgjimin: Biseda u zhvillua në ambientet tona
YouTube player