Shitet më për 45.4 milionë dollarë piktura e Botticelli-t, surprizë në ankand
Pas një beteje shtatë minutëshe, “Krishti i pikëllimeve” i Sandro Botticelli-t u shit në Sotheby’s për 45.4 milionë dollarë, përfshirë tarifat e ankandit.
Piktura në dru, e cila kishte një garanci prej 40 milionë dollarësh, u shit me një surprizë. Ekzaminimi i pikturës, poshtë imazhit të Jezusit, çoi në zbulimin me simbolet e pasionit të Shën Marisë me Fëmijën.
Kjo është piktura e dytë Botticelli-t që shitet në ankand brenda një viti. Sërish në Sotheby’s janarin e kaluar një koleksionisti anonim aziatik iu shit “Portreti i një zotërie me Tondo” për mbi 92 milionë dollarë.
“Njeriu i dhimbjeve” kishte mbetur në duar private që nga shekulli i 19-të kur u regjistrua në koleksionin e Adelaide Kemble Sartoris, një këngëtare e njohur angleze e operës. Stërmbesa e Adelaide, Lady Cunynghame, e shiti atë në ankand në vitin 1963 për dhjetë mijë paund dhe që atëherë ajo ka mbetur në koleksionet e pronarëve aktualë që e kanë huazuar vetëm një herë, për ekspozitën Botticelli në Frankfurt në vitet 2009-2010.
Pas shitjes së sotme, piktura është rezervuar për një ekspozitë Botticelli në Minneapolis së bashku me vepra të tjera të artistit nga Uffizi.
Rruga Press