Lajme

“Asnjë vendim mbi Ukrainën pa Ukrainën”, Blinken konfirmon mbështetjen e SHBA-ve shtetit që rrezikohet nga Rusia

Sekretari Amerikan i Shtetit, Blinken i është përgjigjur një postimi në Twitter të ministrit të Jashtëm të Ukrainës Dmitry Kuleba mbi përgjigjen që NATO dhe SHBA-të i dhanë Rusisë në kuadër të negociatave për uljen e tensioneve në kufi.

Blinken shkruan se asnjë zhvillim mbi Ukrainën nuk mund të ndodhë pa qenë ajo pjesë e vendimmarrjes. Më herët shefi i diplomacisë së Ukrainës shkruante se e kishte parë letrën që NATO dhe SHBA-të i kishin dërguar Rusisë dhe aty nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar për kombin e tij.

“SHBA-të janë më parë në kontakt me ne për çdo që gjë negociojnë me rusët. Rregulli i artë është që asgjë nuk do të vendoset për Ukrainën nëse nuk miratohet nga ne”, shkruan ai.

Lexo më shumë  Flamuri shqiptar ngrihet në New York në 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Rusia kërkoi nga NATO “garanci të shkruara se nuk do të përbente rrezik për të në lindje si edhe që të tërhiqej në kufijtë e 1997”, por këto kërkesa u refuzuan nga Perëndimi.

Rruga Press

YouTube player