Deri në 7 mln dollarë vlera e diamantit “Enigma”, dyshohet se vjen nga hapësira
Një diamant i zi rreth 555 karatësh del në shitje nga Shtëpia e ankandit Sotheby, në New York.
Njohur ndryshe si Enigma, shumë ekspertë shprehen se diamanti i zi mund të ketë ardhur edhe nga hapësira.
Aaron Celestian, kurator i shkencave minerale në Muzeun e Historisë Natyrore në Los Angelos thekson se ky rast është i mbuluar me mister, si origjina edhe formimi sepse nuk janë gjetur shumë gurë të tillë në Tokë.
Ka vetëm dy vende në botë ku janë gjetur elementë të diamantit Brazili dhe Republika e Afrikës Qendrore.
Besohet se diamanti u gjet pikërisht në një minierë në një nga këto vendet. Pronari aktual, i cili e shet në ankand, e ka “Enigma” prej dy dekadash, por pak dihet për historinë e saj.
Diamanti i Zi pritet të shitet për vlerën nga 4 deri në 7 milionë dollarë.
Ka hipoteza që sugjerojnë se struktura të tilla u formuan në vendet e përplasjes, ku një asteroid i madh goditi Tokë. Të tjera hipoteza sugjerojnë se u krijuan në hapësirë dhe më pas ranë në sipërfaqen e Tokës.
Sipas ekspertëve kërkimi mbi diamantin do të tregonte si është minerologjia e brendshme e Tokës, nga çfarë përbëhet planeti ynë. Tashmë është në shitje e çdokush mund ta ketë këtë gur të çmuar, ankandi mbyllet në 9 shkurt.
Rruga Press