Chelsea është gati të testojë vendosmërinë e Liverpoolit me një ofertë befasuese për Salah
Klubi londinez, Chelsea është gati të testojë vendosmërinë e Liverpoolit për sulmuesin e tyre egjiptian, Mohamed Salah.
Me marrëveshjen e tij aktuale tashmë brenda 18 muajve të fundit, bisedimet për kontratën e re me Liverpoolin janë zvarritur.
Sipas Goal.com, nuk ka asnjë garanci që Salah dhe Liverpool të arrijnë një marrëveshje dhe në vend të kësaj situata ka nxitur interesin e rivalëve evropianë.
Ish-klubi i Salah, Chelsea po harton planet për të bërë një ofertë befasuese për kapitenin e Egjiptit.
Megjithatë, transferimi i egjiptianit nuk do të jetë i lehtë pasi klube si Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe Barcelona janë gjithashtu të interesuar.
Trajneri i Reds, Jurgen Klopp tha javën e kaluar se Salah dëshiron të qëndrojë dhe ata gjithashtu duan që ai të qëndrojë, por pavarësisht fjalëve të gjermanit, negociatat nuk kanë asnjë përparim.
Rruga Press