Tentuan të grabisin argjendarinë në Shkodër, pronari përleshet me dy hajdutët
Një tentativë për të grabitur një argjendari ka shkuar keq në qytetin e Shkodrës, pasi pronari i biznesit është përplasur me hajdutët. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së njohur si “Dollari”.
Dy hajdutët, përkatësisht një burrë e një grua, janë përpjekur të vjedhin argjendarinë duke përdorur antidjersën si një mjet i ftohtë. Megjithatë ata kanë hasur në rezistencën e pronarit që arriti t’i zbrapsë hajdutët deri në mbërritjen e policisë. Ata u arrestuan më pas nga blutë e qytetit verior.
Rruga Press