Bota

Publikohen pamjet që pretendohet se shfaqin momentin, kur pjesëtari i Gardës Nacionale në Ukrainë qëllon për vdekje pesë ushtarë

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, pretendohet se shfaq momentin kur pjesëtari i Gardës Nacionale të Ukrainës, qëllon me pushkë automatike kallashnikovë kolegët e tij në një fabrikë të municionit në Dnepr.

Si pasojë e këtij sulmi të përgjakshëm, kanë humbur jetën pesë ushtarë dhe disa tjerë janë plagosur, kurse autori i krimit që ishte arratisur me shpejtësi disa minuta më vonë ishte arrestuar nga policia, transmeton Telegrafi.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Deri më tani nuk dihen motivet e sulmit brenda fabrikës së municionit, por këto vrasje kanë ndodhur në kohën kur janë rritur tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë, e cila po kërcënon me invazion.

Në videon e publikuar më poshtë që pretendohet se janë marrë nga kamerat e sigurisë, shfaqin ushtarin Artem Rabchuk duke qëlluar për vdekje pesë ushtarë. Deri më tani nuk është konfirmuar autenticiteti i videos nga organet e sigurisë.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Madje në një moment ai ndërron karikatorin për të vazhduar “luftën” e tij. E organet e sigurisë kanë njoftuar se ai kishte 200 fishekë në kohën kur po kryente pamëshirshëm vrasjet.

Rruga Press

YouTube player