Çfarë thuhet në reagimin e SHBA? Si është përgjigjur Rusia?
Përgjigja e shkurtër është se ne nuk e dimë plotësisht. As SHBA dhe as Rusia nuk kanë bërë publike detajet e përgjigjeve të Uashingtonit, por ajo që dimë është se thirrja e Kremlinit për të kufizuar zgjerimin e ardhshëm të NATO-s u refuzua.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka thënë se përgjigja e SHBA ofron një “vlerësim parimor dhe pragmatik” të shqetësimeve të Kremlinit dhe përcakton një rrugë diplomatike për t’i adresuar ato.
Moska ka thënë se përgjigja nuk merr parasysh kërkesat e saj kryesore, por se do të studiojë me kujdes dokumentet e paraqitura nga Uashingtoni dhe NATO.
Letrat janë tani me presidentin rus Vladimir Putin dhe do të “duhet kohë për t’i analizuar”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Përgjigjet e SHBA-së dhe NATO-s japin shpresë për një dialog serioz për t’u ndjekur, tha Lavrov, por vetëm për çështjet dytësore dhe jo për çështjet themelore që shqetësojnë Moskën.
Rruga Press